Bota, Koronavirusi

Arabia Saudite vendos në karantinë qytetin Xheda për shkak të Covid-19

Që nga 23 marsi Arabia Saudite zbaton ndalimin e pjesshëm të daljes në rrugë në të gjithë vendin për një periudhë 21 ditëshe

Serdar Bıtmez, Halime Afra Aksoy  | 29.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Arabia Saudite vendos në karantinë qytetin Xheda për shkak të Covid-19

Rijad

Arabia Saudite në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19) ka vendosur mbylljen e hyrje-daljeve të qytetit Xheda i cili ndodhet në perëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, mësohet se një zyrtar nga Ministria e Brendshme ka thënë se "Në kuadër të masave paraprake shtesë të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, u vendos përkohësisht ndalimi i hyrje-daljeve në qytetin Xheda".

Zyrtari i ministrisë bëri të ditur se në Xheda është caktuar nga ora 15:00 fillimi i ndalesës së pjesshme për daljen në rrugë e cila zbatohet në oraret nga ora 19:00 deri më 06:00.

Vendimet në fjalë thuhet se do të fillojë të zbatohen nga sot në orën 15:00 sipas kohës lokale.

Arabia Saudite në kuadër të luftës kundër Covid-19, më 25 mars mori vendimin për mbylljen e kryeqytetit, Rijadit dhe qyteteve të Mekës dhe Medinës duke caktuar edhe orën e daljes në rrugë në 15:00. Në karantinë është vendosur edhe qyteti Katif (Al-Qatif).

Që nga 23 marsi Arabia Saudite zbaton ndalimin e pjesshëm të daljes në rrugë në të gjithë vendin për një periudhë 21 ditëshe.

Autoritetet e Rijadit kanë theksuar se do të gjobiten ose dënohen me burg ata të cilët nuk zbatojnë kufizimet brenda orarit 19:00-06:00.

Ministria saudite e Shëndetësisë ka deklaruar se në vend janë regjistruar gjithsej 1.104 raste me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.