Bota

Arabia Saudite kritikon vizitën e presidentit izraelit në Xhaminë Ibrahimi në Bregun Perëndimor

Ministria e Jashtme saudite tha se vizita e presidentit të Izraelit shkel shenjtërinë e xhamisë në qytetin e Bregut Perëndimor

Hamdi Yıldız   | 30.11.2021
Arabia Saudite kritikon vizitën e presidentit izraelit në Xhaminë Ibrahimi në Bregun Perëndimor

Riyad

Arabia Saudite dënoi vizitën e presidentit izraelit Isaac Herzog në Xhaminë Ibrahimi (Al-Haram Al-Ibrahimi) në qytetin El-Halil (Hebrin) në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të shënuar festën hebraike Hanukkah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akti është një "shkelje flagrante e shenjtërisë së xhamisë", shkroi agjencia zyrtare e lajmeve të mbretërisë SPA, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Jashtme saudite.

Vizita e tij është "armiqësore dhe provokon ndjenjat e muslimanëve në gjithë botën", tha ministria, duke shtuar se pushtimi izraelit mbart pasojat e kësaj lëvizjeje.

Herzog u fut me forcë në xhami të dielën për të marrë pjesë në një ceremoni të ndezjes së qirinjve të mbajtur si pjesë e festës Hanukkah.

Pas masakrës së vitit 1994 të 29 besimtarëve palestinezë brenda xhamisë nga koloni hebre ekstremist Baruch Goldstein, autoritetet izraelite e ndanë kompleksin e xhamisë midis adhuruesve muslimanë dhe hebrenj.

El-Halili është vendbanimi i rreth 160 mijë muslimanëve palestinezë dhe rreth 800 kolonëve hebrenj. Këta të fundit jetojnë në një seri enklavash të pastra hebreje të ruajtura mirë nga trupat izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.