Bota, Kulturë

Arabia Saudite do të shënojë 22 shkurtin si Dita e Themelimit

Dekreti mbretëror përkujton “fillimin e mbretërimit të Imam Muhamed bin Saudit” dhe shënon “themelimin e tij të shtetit të parë saudit” në vitin 1727

Ekip   | 27.01.2022
Arabia Saudite do të shënojë 22 shkurtin si Dita e Themelimit

Ankara

Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al-Saud lëshoi një dekret mbretëror për të shënuar 22 shkurtin si Ditën e Themelimit për krijimin e shtetit të parë saudit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare saudite të shtypit, dekreti mbretëror përkujton “fillimin e mbretërimit të Imam Muhamed bin Saudit” dhe shënon “themelimin e tij të shtetit të parë saudit” në vitin 1727.

Dekreti thekson se shteti i parë saudit, i cili zgjati deri në vitin 1818, “siguroi unitet dhe siguri në Gadishullin Arabik pas shekujve të copëtimit, përçarjes dhe paqëndrueshmërisë”.

Dita e Themelimit do të jetë festë shtetërore.

Arabia Saudite feston Ditën e saj Kombëtare çdo vit më 23 shtator, ditë që shënon themelimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në vitin 1932.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın