Bota

Arabia Saudite dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Detin e Kuq

Stërvitja me qëllimin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak si dhe për të rritur nivelin e përgatitjes për luftë do të zgjasë 10 ditë

Hamdi Yıldız   | 18.10.2021
Arabia Saudite dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Detin e Kuq

Rijad

Arabia Saudite dhe SHBA-ja po zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake 10 ditore në Detin e Kuq me qëllim për të siguruar lirinë e lundrimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite SPA, stërvitja e dytë detare që zhvillohet mes forcave të marinës saudite dhe të SHBA-së në Detin e Kuq e emërtuar "Blue Guard 21" filloi të dielën.

Stërvitja me qëllimin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak si dhe për të rritur nivelin e përgatitjes për luftë do të zgjasë 10 ditë.

Në një deklaratë thuhet se stërvitja synon "të kontribuojë për mbrojtjen dhe sigurinë e deteve, rrugëve rajonale dhe ndërkombëtare si dhe zhvillimin e aftësive në këtë drejtim për lirinë e lundrimit detar në Detin e Kuq".

Në një deklaratë nga SPA vihet në dukje se Forcat e Armatosura të Arabisë Saudite me pjesëmarrjen e disa vendeve mike kanë filluar stërvitjen "Missile Air Combat Center 2021" në bazën ajrore Al-Dhafra të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Ndërkohë në deklaratë nuk është dhënë informacion i detajuar se cilat janë vendet pjesëmarrëse në stërvitje si dhe për kohëzgjatjen e saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın