Bota, Koronavirusi

Arabi Saudite, 45 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Arabinë Saudite ka shkuar në 2.370

Muhammed Semiz  | 16.07.2020 - Përdıtësım : 16.07.2020
Arabi Saudite, 45 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Stamboll

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Arabinë Saudite ka arritur në 2.370, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 45 viktima nga virusi dhe 2.764 raste të reja, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Arabinë Saudite ka shkuar në 243.238 me rastet e reja të konfirmuara.

Ndërkaq, deri më tani, 187.622 persona janë shëruar nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın