Anija "Navi-Star" nga Odesa me 33 mijë tonë misër ankorohet në veri të Istanbulit
Një anije e ngarkuar me misër në Ukrainë për në Irlandë, mbërriti dhe u ankorua në vendin e përcaktuar në veri të Istanbulit

Ankara
Një anije e ngarkuar me misër në Ukrainë për në Irlandë, mbërriti dhe u ankorua në vendin e përcaktuar në veri të Istanbulit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se anija e emërtuar "Navi-Star" me flamur të Panamasë transporton 33 mijë tonë misër të ngarkuar në Ukrainë për në Irlandë dhe se anija ka mbërritur dhe është ankoruar në vendin e përcaktuar në veri të Istanbulit.
Më tej në deklaratë bëhet e ditur se në orët e ardhshme anija do t'i nënshtrohet kontrollit nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.