Anija cisternë "MIDVOLGA-2" sulmohet në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi
Drejtoria tha se anija me 13 anëtarët e ekuipazhit të së cilës janë aktualisht të padëmtuar, nuk ka kërkuar ndihmë
Ankara
Anija cisternë "MIDVOLGA-2", e cila u sulmua në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi, ishte duke lundruar drejt Sinopit, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Detare e Turqisë në platformën sociale amerikane X, transmeton Anadolu.
Drejtoria tha se anija me 13 anëtarët e ekuipazhit të së cilës janë aktualisht të padëmtuar, nuk ka kërkuar ndihmë. Anija po vazhdon me motorët e saj drejt provincës turke Sinop në Detin e Zi.
U raportua se anija cisternë "MIDVOLGA-2" u sulmua derisa lundronte nga Rusia për në Gjeorgji me një ngarkesë vaj luledielli.
