Bota

Anadolu Agency nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë evropiane të lajmeve APA, LUSA dhe TASR

Marrëveshjet u nënshkruan si pjesë e Konferencës së Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA) në kryeqytetin austriak Vjenë

Aşkın Kıyağan   | 07.10.2021
Anadolu Agency nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë evropiane të lajmeve APA, LUSA dhe TASR

Vjenë

Agjencia globale turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë e lajmeve austriake, sllovake dhe portugeze.

E përfaqësuar nga Kryetari i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm Serdar Karagöz, AA nënshkroi marrëveshje me Agjencinë Austriake të Shtypit (APA), Agjencinë e Lajmeve të Republikës Sllovake (TASR) dhe Agjencinë e Lajmeve Lusa të Portugalisë.

Në ceremonitë e mbajtura si pjesë e Konferencës së Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA) në kryeqytetin austriak Vjenë, APA u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv Clemens Pig, TASR nga Drejtori i Përgjithshëm Vladimir Puchala dhe LUSA u përfaqësua nga Drejtoresha e Marketingut Monica Garcia.

Në kuadër të marrëveshjes midis AA, TASR dhe LUSA, tri mediat do të ndajnë fotografi dhe video si dhe lajme të publikuara në gjuhën angleze.

Marrëveshja e nënshkruar midis AA dhe APA do të mundësojë ndarjen e lajmeve në anglishte, gjermanishte dhe turqishte midis dy agjencive.

Çështje të ndryshme, si diversiteti dhe roli i grave në agjencitë e lajmeve, do të diskutohen në Konferencën e EANA-së të organizuar nga APA me rastin e 75-vjetorit të saj.

Drejtori i Përgjithshëm Karagöz do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të EANA-së të premten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın