Bota

Ambasadori turk zotohet të forcojë lidhjet dypalëshe në të gjitha sferat

Ambasadori turk tha se vendi i tij i kushton rëndësi të madhe forcimit të marrëdhënieve të saj tregtare dhe ekonomike me Argjentinën

Muhammed Emin Canik   | 24.06.2022
Ambasadori turk zotohet të forcojë lidhjet dypalëshe në të gjitha sferat

Buenos Aires

Ambasadori turk në Buenos Aires, Şefik Vural Altay, ka deklaruar se Türkiye dhe Argjentina kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe është zotuar të forcojë lidhjet dypalëshe në të gjitha sferat, përfshirë tregtinë dhe turizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ka një marrëdhënie të shkëlqyer mes Turqisë dhe Argjentinës. Nuk ka probleme politike apo të tjera", u tha ambasadori Altay gazetarëve pas një paneli diskutimi të organizuar nga Kryesia e Komunikimeve e Turqisë në Buenos Aires.

"Jemi shumë të kënaqur të shohim se të dyja palët kanë vullnetin politik për të forcuar këto marrëdhënie dypalëshe në të gjitha fushat", shtoi ai.

Ambasadori turk tha se vendi i tij i kushton rëndësi të madhe forcimit të marrëdhënieve të saj tregtare dhe ekonomike me Argjentinën, duke shtuar se tregtia dypalëshe u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, duke tejkaluar 1 miliard dollarë.

Duke theksuar rëndësinë e prodhimeve televizive turke në diplomacinë kulturore, ai tha se njerëzit dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth kulturës turke dhe po e vizitojnë Türkiye-n shpesh.

Për të përfituar nga ky interes në rritje, tha Altay, Ankaraja në muajin korrik do të mbajë një ceremoni të hapjes së një qendre kulturore në Buenos Aires.

Ai tha se qendra tashmë po zhvillon kurse të gjuhës turke për argjentinasit dhe shtoi se qëllimi i të gjitha këtyre përpjekjeve është të forcojë lidhjet më të ngushta midis njerëzve të të dy vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın