Politikë, Bota

Ambasadori i Gjermanisë në OKB bën thirrje për reforma

"Fatkeqësisht, dy vende, të cilat janë Kina dhe Rusia, po bllokojnë të gjithë përparimin tonë drejt negociatave të vërteta", tha ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen

Servet Günerigök   | 16.06.2021
Ambasadori i Gjermanisë në OKB bën thirrje për reforma

Washington DC

Muri lindor i dhomës së Këshillit të Sigurimit të OKB paraqet një pikturë të madhe murale që tregon një feniks që ngrihet nga hiri i luftës dhe simbolizon premtimin e paqes në të ardhmen, por është debatuar për dështimin e strukturës së Këshillit i cili nuk ka arritur të ruaj përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e konflikteve.

Në vitet e fundit, janë shtuar thirrjet për reforma në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga shumë vende, përfshirë Turqinë për dështimin për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Siri, Mianmar dhe Jemen.

Ndër vendet që këmbëngulin në ndryshime në trupin më të fuqishëm të OKB-së është Gjermania. Deri më sot, ky vend është zgjedhur si anëtar jo i përhershëm i Këshillit gjashtë herë ndërsa për herë të fundit u zgjodh midis 2019-2020.

Si donatori i dytë më i madh, i cili siguron shumën më të lartë të fondeve, përfshirë kontributet vullnetare në sistemin e përgjithshëm të OKB-së pas SHBA-së, Gjermania dëshiron të përfaqësohet si anëtare e përhershme në Këshill dhe kërkon reforma, duke pasur parasysh pozicionin e saj në arenën globale.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) në dhomën e Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen rikujtoi se Këshilli i Sigurimit u krijua pas Luftës së Dytë Botërore.

"Herën e fundit që Këshilli u reformua ishte në vitet e '60-ta dhe që nga vitet e '60-ta, në thelb dy breza, përbërja nuk ka ndryshuar", tha Heusgen.

"Që Këshilli i Sigurimit të pranohet në mënyrë që njerëzit vërtet të besojnë se ky është organi që na përfaqëson, përbërja e tij duhet të ndryshojë dhe duhet të përfaqësojë përbërjen e botës siç është sot", tha Heusgen.

Ai tha se shumë shtete afrikane nuk ekzistonin atëherë, por sot, ka 54 vende afrikane dhe asnjë prej tyre nuk përfaqësohet në mënyrë të përhershme tani.

Ambasadori gjithashtu rikujtoi se gjatë Luftës së Ftohtë, Këshilli i Sigurimit kishte ngecur në shumë raste.

"Tani ne kemi përsëri situata të tilla edhe sot që për shumë çështje, Këshilli i Sigurimit nuk po ecën përpara siç do të dëshironim të shihnim", shtoi ai.

Heusgen beson se Këshilli i Sigurimit, i cili aktualisht ka 15 anëtarë, duhet të zgjerohet në 25-27 anëtarë.

"Sfida është që në të vërtetë të vijmë në një fazë ku të ulemi dhe të negociojmë. Ne akoma nuk kemi mbërritur aty. Ne jemi në një situatë ku, vit pas viti, vendet paraqesin vizionin e tyre dhe atë që ata duan dhe kjo është e gjitha. Por, kjo nuk është e mjaftueshme", tha diplomati gjerman.

"Fatkeqësisht, dy vende, të cilat janë Kina dhe Rusia, po bllokojnë të gjithë përparimin tonë drejt negociatave të vërteta.

"Ato janë shumë të kënaqura me 'status quo'-në dhe nuk duan ndryshime. Kjo është diçka që ne kemi bërë përpjekje të mëdha këtë vit për të ndryshuar dhe t'i arrijmë numrat në mënyrë që të mund të bëjmë progres shtesë", shtoi ai.

Ambasadori gjerman tha se 75 vjetori i OKB-së ishte shumë i rëndësishëm pasi udhëheqësit botërorë thirrën te "ndërtimi i një jete të re" në negociatat për reformën e Këshillit të Sigurimit në një deklaratë.

Heusgen theksoi se Katari dhe Polonia, të cilët u emëruan për të udhëhequr dhe lehtësuar negociatat mbi reformën e Këshillit të Sigurimit, arritën në një përfundim në bazë të të gjitha diskutimeve dhe prodhuan letrën e ashtuquajturi të elementeve që duhet të ishte baza për negociatat e mëtejshme.

"Kishim shumë shpresë se kjo do të pranohej në të vërtetë, por tani presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, z. Volkan Bozkir, në propozimin e tij për Asamblenë e Përgjithshme ishte shumë zhgënjyes", tha ai.

"Në vend që të thotë le të ndjekim propozimin e ambasadorëve të Katarit dhe Polonisë, ai tha le të kthehemi në vitin e kaluar dhe të kemi të njëjtin përfundim si vitin e kaluar për të pasur dy letra dhe duke mos lejuar që Asambleja e Përgjithshme në seancën e ardhshme të vijnë në një përfundim të vërtetë", tha Heusgen.

Ai shtoi se ata ishin ende duke punuar në të njëjtin propozim për të ecur përpara.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın