Turqia, Bota

Ambasadori amerikan në Athinë: Konflikti Turqi-Greqi nuk është në interes të SHBA-së

"Unë nuk e pranoj mendimin se një konflikt midis Greqisë dhe Turqisë është i pashmangshëm dhe sigurisht që kjo nuk është në interesin e SHBA-së", u shpreh Pyatt

Tevfik Durul, Derya Gülnaz Özcan  | 08.09.2021 - Përdıtësım : 09.09.2021
Ambasadori amerikan në Athinë: Konflikti Turqi-Greqi nuk është në interes të SHBA-së Foto: AA/Arkiv

Athinë

Ambasadori i SHBA-së në Athinë, Geoffrey Pyatt, duke theksuar se "ai nuk e pranon mendimin se një konflikt mes Turqisë dhe Greqisë është i pashmangshëm", tha se një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të Washington-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pyatt, në fjalimin e tij në panelin online "Kushtet e Ndryshuar: Gara për Fuqinë e Madhe në Mesdheun Lindor", të organizuar nga Qendra Evropiane për Analizën e Politikave, vlerësoi zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe çështjet rajonale.

Sipas tij Greqia është një aleat i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Mesdheun Lindor, ndërsa ai tërhoqi vëmendjen në marrëdhëniet e afërme që Greqia ka krijuar me Izraelin, Libanin, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jordaninë, Egjiptin dhe Libinë në vitet e fundit.

Duke vënë në dukje se ata mbështesin aleancën e formulës 3+1 të krijuar në rajon me Greqinë, Izraelin, Administratën Qipriote Greke dhe SHBA-në, Pyatt argumentoi se Athina në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se është e hapur për pjesëmarrjen e Turqisë në Forumin e Gazit të Mesdheut Lindor.

Pyatt theksoi se Korridori Jugor i Gazit, i cili lidhet me marrëdhënien midis Gazsjellësit Trans Adriatik të Gazit Natyror (TAP) dhe Turqisë, është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë në Evropë. "Kjo është një fushë që mundëson krijimin e kanaleve të reja të bashkëpunimit dhe fito-fito. Unë nuk e pranoj mendimin se një konflikt midis Greqisë dhe Turqisë është i pashmangshëm dhe sigurisht që kjo nuk është në interesin e SHBA-së", u shpreh Pyatt.

Ambasadori amerikan pretendoi se vitin e kaluar SHBA-ja ka punuar bashkë me Gjermaninë dhe Francën për të ulur tensionin e rritur vitin e kaluar mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor, duke shtuar se aleatët e NATO-s mund të bashkëpunojnë gjithashtu edhe në çështje të tilla si zhvillimi ekonomik, luftimi i pandemisë, krizës klimatike dhe zjarreve pyjore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın