Politikë, Bota

Ambasada e SHBA-ve në Dubai paralajmëron për sulm të mundshëm terrorist

Ambasada e SHBA-ve në Emiratet e Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë të mërkurën për një kërcënim të mundshëm të sulmit terrorist në vendet e Gjirit

Seda Sevencan   | 29.10.2020
Ambasada e SHBA-ve në Dubai paralajmëron për sulm të mundshëm terrorist

Ankara

Ambasada e SHBA-ve në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë të mërkurën për një kërcënim të mundshëm të sulmit terrorist në vendet e Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, ambasada tha se raportet që grupe terroriste mund të organizojnë sulme kundër shtetasve të SHBA-ve në rajon po monitorohen, duke shtuar se qytetarëve të SHBA-ve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë.

Ambasada amerikane në kryeqytetin saudit Rijad ndërkohë paralajmëroi qytetarët amerikanë për mundësinë e sulmeve me raketa ose dron dhe gjithashtu u bëri thirrje atyre që të qëndrojnë vigjilentë.

Masa erdhi midis një përshkallëzimi të sulmeve të Huthive kundër Mbretërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın