Bota

"Aktivitetet e spiunazhit të Izraelit në Iran rrezikojnë vendet e punës së zyrtarëve iranianë"

Duke e bazuar lajmin e saj në zyrtarë dhe ekspertë izraelitë dhe iranianë, gazeta shkroi se rrjeti i spiunazhit të Izraelit ka depërtuar thellë në qarqet iraniane të sigurisë

Betül Yürük   | 01.07.2022
"Aktivitetet e spiunazhit të Izraelit në Iran rrezikojnë vendet e punës së zyrtarëve iranianë"

New York

Gazeta 'New York Times' ka pohuar se aktivitetet e spiunazhit të Izraelit në Iran rrezikojnë vendet e punës së figurave të larta iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).

'New York Times' raportoi se shefi i inteligjencës iraniane, Hossein Taeb (59-vjeç), u shkarkua papritur javën e kaluar.

Duke e bazuar lajmin e saj në zyrtarë dhe ekspertë izraelitë dhe iranianë, gazeta shkroi se rrjeti i spiunazhit të Izraelit ka depërtuar thellë në qarqet iraniane të sigurisë.

Në lajm thuhet se shkarkimi i Taeb-it i atribuohej aktiviteteve në rritje të spiunazhit të Izraelit në Iran.

Gazeta pretendoi se Ali Nasiri, një komandant i lartë në Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit, u arrestua fshehurazi me arsyetimin se ai po spiunonte për Izraelin.

Në lajm thuhet gjithashtu se shumë njerëz nga departamenti i zhvillimit të raketave të Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit u arrestuan për dhënien e informacionit të klasifikuar ushtarak Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın