Bota

Airbus do të ndërpresë prodhimin në Francë dhe Spanjë

"Këto (4 ditë) ofrojnë kohë të mjaftueshme për zbatimin e masave të rrepta për sigurinë, shëndetin, higjienën, pastërtinë dhe distancimin social ndërsa do të rrisë efikasitetin tonë në kushte të reja të punës", thuhet në deklaratë

Bahattin Gönültaş   | 17.03.2020
Airbus do të ndërpresë prodhimin në Francë dhe Spanjë

Berlin

Prodhuesi evropian i avionëve, Airbus ka njoftuar se do të ndërpresë për katër ditë prodhimin në fabrikat e saj në Francë dhe Spanjë për shkak të kufizimeve të vendosura në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Airbus thuhet se kompania do të ndërpresë gjatë katër ditëve aktivitetet e prodhimit dhe montazhit në fabrikat e saj në Francë dhe Spanjë për shkak të masave të reja nga qeveritë e këtyre vendeve për kufizimin e lëvizjes së lirë dhe përphapjes së epidemisë së koronavirusit.

"Këto (4 ditë) ofrojnë kohë të mjaftueshme për zbatimin e masave të rrepta për sigurinë, shëndetin, higjienën, pastërtinë dhe distancimin social ndërsa do të rrisë efikasitetin tonë në kushte të reja të punës", thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se Airbus në këto vende do të vazhdojë të rrisë punimet nga shtëpia në çdo fushë të mundshme.

E vendosur në jugperëndim të Francës, Toulouse është e njohur si qendra më e madhe e aviacionit në Evropë dhe karahas që është kompleksi më i madh i Aribus-it ajo gjithashtu është edhe qendra e përgjithshme e kompanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın