Bota, Koronavirusi

Afrikë, shkon mbi 4.6 milionë numri i rasteve me COVID-19

Afrika me një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorë deri më tani ka aplikuar 19.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Tufan Aktaş  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Afrikë, shkon mbi 4.6 milionë numri i rasteve me COVID-19

Stamboll

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë shkoi mbi 4.6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 bëhet e ditur se numri i viktimave si pasojë e COVID-19 u rrit në 123.554.

Ndërkohë numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 4.636.622 dhe numri i të shëruarve në 4.166.734

Në kontinent numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugout, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u shënua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.

Afrika me një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorë deri më tani ka aplikuar 19.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın