Bota

Afrika thirrje për përfaqësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidenti i Ugandës tha se është e padrejtë që Afrika me popullsinë e saj të madhe të mos ketë përfaqësim të përhershëm

Ekip  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 22.01.2022
Afrika thirrje për përfaqësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kampala

Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë reforma që do t’i mundësojnë Afrikës përfaqësim të përhershëm në këtë institucion, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke hapur një takim në kryeqytetin Kampala, ku morën pjesë zyrtarë që përfaqësuan dhjetë shtete anëtare të Bashkimit Afrikan, Museveni tha se 1,3 miliard njerëz në kontinentin afrikan meritojnë përfaqësim në Këshillin e Sigurimit.

"Këshilli i Sigurimit i OKB-së është dashur dhe duhet të reformohet", tha ai.

"Ky nuk është një favor nga askush, por një e drejtë e të gjithë popujve që banojnë në planetin Tokë", shtoi Museveni.

"Ne kërkojmë të drejtën tonë për përfaqësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Afrikanët dhe miliarda aziatikë nuk mund të mbahen jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga pesë shtete anëtare që e monopolizojnë atë tani", theksoi presidenti i Ugandës.

Ai e quajti sistemin aktual si të padrejtë, duke thënë se Afrika duhet të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për të siguruar që ai të mos përdoret negativisht kundër Afrikës.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Britania. Dhjetë vendet e tjera të këshillit ndërrohen me rotacion midis anëtarëve jo të përhershëm që shërbejnë për mandate dyvjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın