Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrikë, shkon në afro 8.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 208.244

Gökhan Kavak   | 24.09.2021
Afrikë, shkon në afro 8.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Stamboll

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) shkoi mbi 8 milionë e 285 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 208.244.

Në kontinent numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 8.285.683 ndërsa numri i të shëruarve shkoi në 7.572.861.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Etiopi.

Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.

Në deklaratën Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thuhet se për të arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë afrikane deri në shtator 2022, sasia mujore e vaksinave të dërguara në kontinent duhet të rritet më shumë se 7 herë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın