Bota, Koronavirusi

Afrikë, numri rasteve me COVID-19 shkon mbi 5 milionë e 150 mijë

Sipas faqes ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 "Worldometers" thuhet se në kontinentin afrikan numri i viktimave nga COVID-19 shkoi në 136.254

Gökhan Kavak   | 17.06.2021
Afrikë, numri rasteve me COVID-19 shkon mbi 5 milionë e 150 mijë

Stamboll

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) shkoi mbi 5 milionë e 150 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 "Worldometers" thuhet se në kontinentin afrikan numri i viktimave nga COVID-19 shkoi në 136.254.

Numri i rasteve arriti në 5.150.275 ndërsa numri i të shëruarve në 4.583.122.

Në kontinent numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës Jugore, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Numri më i madh i viktimave nga ky virus u regjistrua në Republikën e Afrikës Jugore, Egjipt dhe në Tunizi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın