Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrikë, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 119 mijë

Afrika e Jugut me 1,6 milion infeksione është vendi më i prekur nga pandemia në kontinent, ndërsa Maroku renditet vendi i dytë me gjithsej 507.900 raste të konfirmuara me COVID-19

Addis Getachew Tadesse   | 23.04.2021
Afrikë, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 119 mijë

Addis Abeba

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani në gjithë kontinentin afrikan ka shkaktuar vdekjen e 119.289 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave të fundit të lëshuara nga Qendrat Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, në kontinent janë konfirmuar 4.476.121 raste me koronavirus, prej të cilëve 4.016.834 janë shëruar.

Kontinenti ka arritur të kryejë gjithsej 43.116.584 teste të dyshuara për COVID-19.

Afrika e Jugut me 1,6 milion infeksione është vendi më i prekur nga pandemia në kontinent, ndërsa Maroku renditet vendi i dytë me gjithsej 507.900 raste të konfirmuara me COVID-19.

Etiopia ka regjistruar 248 mijë raste, Nigeria 164.500 dhe Kameruni 66 mijë raste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın