Bota

Afganistani në pritje të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale

Radio Televizioni i Afganistanit raportoi se rezultati për zgjedhjet e shtatorit të vitit 2019 do të shpallet mes bisedimeve të rivendosura të paqes midis talebanëve dhe SHBA-ve

Ekip   | 18.02.2020
Afganistani në pritje të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale

Kabul

Sipas transmetuesit shtetëror në Afganistan, rezultatet përfundimtare të shumëpritura të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura vitin e kaluar në vend do të shpallen të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radio Televizioni i Afganistanit raportoi se rezultati për zgjedhjet e shtatorit të vitit 2019 do të shpallet mes bisedimeve të rivendosura të paqes midis talebanëve dhe SHBA-ve.

Zëdhënësi i presidentit, Sediq Sediqqi, në një konferencë për media tha se masa tjetër për qeverinë është të formojë një ekip gjithëpërfshirës për bisedime të drejtpërdrejta me kryengritësit pas një marrëveshjeje të mundshme midis talebanëve dhe SHBA-ve më vonë këtë muaj.

"Në lidhje me detajet e uljes së dhunës, në atë si të zbatohet, forcat afgane të sigurisë po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e SHBA-ve", tha Sediqqi për marrëveshjen së propozuar për uljen e dhunës midis Washingtonit dhe talebanëve.

Sa i përket rezultateve fillestare të zgjedhjeve të shpallura në muajin dhjetor, presidenti në detyrë i vendit, Ashraf Ghani, siguroi 50 për qind plus një votë, shkallë minimale e nevojshme për të fituar zgjedhjet në raundin e parë, duke mos lënë hapësirë për një rivotim.

Rivali kryesor i Ghani-t, kryeshefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, u rendit i dyti me 39,5 për qind të votave, ndërsa udhëheqësi veteran Muxhehedin, Gulbuddin Hekmatyar grumbulloi 3,8 për qind të totalit të votave. Të dy refuzuan rezultatet fillestare.

Në mënyrë të ngjashme, zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 sollën një qeveri të dobët dhe të ndarë të unitetit kombëtar të udhëhequr nga Ghani dhe Abdullah kur vendi erdhi në prag të rrëmujës mes tërheqjes së rreth 100 mijë trupave të huaja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.