Bota

Afganistan, të paktën 9 të vdekur nga përmbytjet

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në provincat Belh dhe Xhuzxhan të Afganistanit 9 persona kanë humbur jetën ndërsa qindra shtëpi kanë mbetur nën ujë

Sayed Khodaberdi Sadat  | 20.05.2018 - Përdıtësım : 21.05.2018
Afganistan, të paktën 9 të vdekur nga përmbytjet Farida Amini/AA

Kabul

KABUL (AA) – Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në provincat Belh dhe Xhuzxhan të Afganistanit 9 persona kanë humbur jetën ndërsa qindra shtëpi kanë mbetur nën ujë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Administratës për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore në Belh, Rahmatullah Zahid tha se të reshjet e dendura të shiut të cilat vazhdojnë për disa ditë rresht në Belh kanë shkaktuar përmbytje.

Ai tha se 9 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe se qindra shtëpi kanë pësuar dëme nga kjo fatkeqësi.

Në anën tjetër kryetari i Administratës për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore në Xhuzxhan, Faizullah Sadat thotë se shumë fshatra në qarqet Faiz Abad dhe Akça kanë mbetur nën ujë. 

Sipas tij, 1.500 shtëpi janë dëmtuar në të dy qarqet. Sadat tha se qindra familje janë shpëtuar me helikopterë dhe se po vazhdojnë punimet e kërkim - shpëtimit.

“Qindra familje, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar, jetojnë në kushte shumë të vështira në mot të nxehtë. Presim ndihma në tenda, batanije dhe ushqim”, tha Sadat.

Ai shoi se mijëra hektarë tokë bujqësore në Xhuzxhan kanë mbetur nën ujë.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın