Bota

Afganistan, 5 civilë të vdekur gjatë një sulmi të talebanëve

Të paktën pesë civilë u vranë në sulm dhe 15 persona u plagosën, kryesisht civilë, disa në gjendje kritike

Sayed Khodaiberdi Sadat   | 30.07.2021
Afganistan, 5 civilë të vdekur gjatë një sulmi të talebanëve

Kabul

Pesë civilë kanë humbur jetën sot gjatë shpërthimit të një predhe mortajash të cilën e lëshuan militantët talebanë, e cila goditi një shtëpi në provincën afgane Zabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Predha e mortajës të cilën e shkrepën talebanët ra në një shtëpi në qytetin Kalat, në pjesën qendrore të provincës Zabula, tha për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Mirveys Stanikzey.

Stanikzey konfirmoi se të paktën pesë civilë u vranë në sulm dhe 15 persona u plagosën, kryesisht civilë, disa në gjendje kritike.

Talebanët u prononcuan mbi sulmin, duke pretenduar se forcat afgane të sigurisë qëndrojnë pas sulmit.

Sipas autoriteteve, 2.566 civilë janë vrarë në sulmet e talebanëve në katër muajt e fundit.

Konfliktet në Afganistan nuk janë zvogëluar as në mes të bisedimeve të intensifikuara të paqes midis qeverisë dhe lëvizjes talebane. Në Doha, Katar, bisedimet e drejtpërdrejta të paqes rifilluan në mes të korrikut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın