Bota

Afganistan, 31 të vdekur në një sulm me autobombë

Sulmi u krye me një makinë të ngarkuar me bombë pranë një ndërtese të sigurisë publike në provincën Ghazni të Afganistanit

Fuat Kabakcı  | 29.11.2020 - Përdıtësım : 30.11.2020
Afganistan, 31 të vdekur në një sulm me autobombë

Ankara

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 24 janë plagosur në një sulm me autobombë në provincën Ghazni të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi u krye me një makinë të ngarkuar me bombë pranë një ndërtese të sigurisë publike në provincën Ghazni të Afganistanit, njoftoi një zyrtar afgan duke folur në kushte anonimiteti.

Zyrtari deklaroi se 31 persona humbën jetën në sulm dhe 24 u plagosën.

Siç njoftohet, sulmi është kryer me një automjet të blinduar të tipit Humvee, i cili ishte i mbushur plotësisht me eksploziv, ndërsa në ndërtesë kishte njësi të komandove.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın