Bota

Afganistan, 20 pjesëtarë të sigurisë humbin jetën në një sulm të talibanëve

Krahas 20 të vdekurve në mesin e forcave të sigurisë, gjashtë ushtarë po ashtu janë zënë rob nga militantët

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 23.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
Afganistan, 20 pjesëtarë të sigurisë humbin jetën në një sulm të talibanëve

Kabul

Të paktën 20 pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një sulm nga militantët talibanë në pikën ushtarake në rrethin Hashrud të provincës Nimruz në Afganistanin perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhelil Vatandost, zyrtar lokal i rrethit Hashrud, u tha mediave se militantët kryen një sulm të armatosur në pikën ushtarake në zonën Dehmezeng në Hashrud.

Krahas 20 të vdekurve në mesin e forcave të sigurisë, gjashtë ushtarë po ashtu janë zënë rob nga militantët.

Ndërkohë, ende nuk është bërë asnjë deklaratë nga talibanët.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit njoftoi se militantët në 24 orët e fundit kanë kryer sulme në 24 provinca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın