Bota

Afganistan, 11 civilë të vdekur nga sulmi ajror i NATO-s

Kryetari i Këshillit provincial në Herat, Mahdi Hadid konfirmoi se sulmi mbi automjetin me civilë është kryer nga fluturakja pa pilot e NATO-s

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 19.02.2020 - Përdıtësım : 20.02.2020
Afganistan, 11 civilë të vdekur nga sulmi ajror i NATO-s

Kabul

Së paku 11 persona e kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror të NATO-s në provincën Herat të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit provincial në Herat, Mahdi Hadid konfirmoi se sulmi mbi automjetin me civilë është kryer nga fluturakja pa pilot e NATO-s.

Ai theksoi se kanë humbur jetën 11 civilë, duke shtuar se në mesin e të pësuarve gjenden 8 fëmijë.

Jeylani Farhad, zëdhënës i Zyrës së Guvernatorit të Herat-it, tha se tre talebanë janë vrarë në sulm dhe është nisur një hetim lidhur me vrasjen e civilëve.

Ali Can është një i afërm i viktimave të sulmit.

"Sulmi është kryer derisa të afërmit po udhëtonin në shtëpi. Ata u sulmuan derisa ishin në një automjet që nuk kishte anëtarë të një organizate terroriste", tha Can.

Në rajonin Herat gjendet baza ushtarake e SHBA-ve që vepron në kuadër të NATO-s.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me ngjarjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın