Bota

Admirali iranian: Anijet kineze të peshkimit duhet të lëshojnë ujërat e Iranit

"Anijet kineze të peshkimit duhet të lëshojnë ujërat territoriale iraniane dhe të gjitha marrëveshjet në lidhje me këtë çështje duhet të anulohen”, tha komandanti i Marinës së Iranit

Maımaıtımıng Yılıxıatı  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
Admirali iranian: Anijet kineze të peshkimit duhet të lëshojnë ujërat e Iranit

Ankara

ANKARA (AA) - Një komandant detar iranian ka deklaruar se anijet kineze të peshkimit duhet të lëshojnë ujërat territoriale iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia e lajmeve IRNA, komandanti i Marinës së Iranit, Alireza Tangsiri, tha se, “Anijet kineze të peshkimit duhet të lëshojnë ujërat territoriale iraniane dhe të gjitha marrëveshjet në lidhje me këtë çështje duhet të anulohen”.

Gjatë një vizite në Ishullin Qeshm të Iranit, që ndodhet në ngushticën Hormuz, po ashtu raportohet se Tangsiri u kërkoi peshkatarëve vendas të zhvillojnë tregtinë e tyre në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

Peshkatarët vendas ankohen se anijet kineze të peshkimit, që veprojnë jashtë brigjeve të provincës iraniane Sistan Baluchestan, kanë varfëruar burimet detare të zonës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.