Bota

AA siguron letra sekrete të OKB-së për planin e EBA-s për njësinë speciale të Haftar-it në Libi

Mësohet se paneli i ekspertëve të komitetit ka marrë një denoncim në mes të janarit se një kompani me qendër në EBA është përpjekur të formojë një njësi speciale në Bengazi me ushtarë të huaj profesionistë me qëllim për të mbështetur Haftar-in

Betül Yürük   | 17.05.2020
AA siguron letra sekrete të OKB-së për planin e EBA-s për njësinë speciale të Haftar-it në Libi

New York

Është zbuluar se një kompani me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka synuar që ndaj anijeve lundruese në ujërat pranë brigjeve të Libisë, të zhvillojë bastisje me 6 helikopterë dhe 2 gomone të cilat i ka blerë duke shpenzuar të paktën 18 milionë dollarë nëpërmjet një kompanie që ka themluar në Jordani për të mbështetur Khalifa Haftar-in, liderin e forcave jolegjitime në lindje të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së ka siguruar detaje të dokumentave konfidenciale të përgatitura nga Komiteti i Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për Libinë dhe ka biseduar me ekspertë që shqyrtuan letrat.

Sipas informacioneve në dokumenta, mësohet se paneli i ekspertëve të komitetit ka marrë një denoncim në mes të muajit janar se një kompani me qendër në EBA është përpjekur të formojë një njësi speciale në Bengazi të përbërë nga ushtarë të huaj profesionistë me qëllim për të mbështetur Haftar-in.

Kompania ''Fulcrum Holding" me qendër në Dubai, me pretendimin se do të kryejë "kërkime gjeografike" bleu nga Afrika Jugore tre super helikopterë Puma nëpërmjet një kompanie që themeloi në Jordani.

Këto helikopterë të blerë, fillimisht u dërguan në Jordani dhe më pas në Libi ku dhe në këtë proces ndërmjetësoi nga Afrika e Jugut kompania e aviacionit "Starlite Aviation".

Një ekspert që ka shqyrtuar dokumentet tha se nuk është e qartë nëse kompania në fjalë ka ndërmjetësuar blerjen apo procedurat e transferimit.

Kompania ''Fulcrum Holding'' bleu edhe nga Gaboni tre helikopterë atak SA341, prodhim francez, për t‘i dërguar në Libi.

Ndërsa nga kompania "Sovereign Charterers" me qendër në Maltë bleu dy gomone MRC1250 me kapacitet 20 persona për t‘i përdorur nga njësia speciale të përbërë nga mercenarë të huaj që do të ofronin mbështetje për Haftar-in.

Rikujtojmë se edhe organi trasmetues Bloomberg me qendër në SHBA, më 15 maj ka shkruar se dy kompani me qendër në Dubai dërguan për një kohë të shkurtër në Libi rreth 20 mercenarë perëndimorë për të mbështetur Haftar-in në marrjen e kontrollit ndaj Tripolit.

Eksperti ka folur me kushtin e anonimitetit të identittetit ka shprehur se në dokumente ndodhet informacioni se rreth 20 deri në 25 mercenarë kanë vajtur në Bengazi dhe kanë marrë në dorëzim helikopterët dhe gomonet. Gjithashtu eksperti ka shpjeguar se këto 6 helikopterë të vjetër dhe dy gomonet janë blerë që njësia speciale në të vërtetë të kryerjë bastisje ndaj anijeve që kalojnë në brigjet e Libisë dhe që të ushtrojë kontrolle për pajisje ushtarake në anijet që tërheq në breg.

Më tej ekspertët kanë ndarë informacionin se përballë rrezikut të kapjes dhe diktimin nga satelitët, këtyre helikopterëve ushtarakë dhe gomoneve i janë vendosur logo të kompanisë së themeluar në Jordani me qëllimin për të dhënë përshtypjen që po kryhen kërkime gjeografike.

Në anën tjetër theksohet se përfaqësuesi i përhershëm i EBA-s në OKB ka lënë pa përgjigje pyetjet e gazetarit të AA-së lidhur me raportin e OKB-së.

Në Libi përjetohet një krizë legjitimiteti për shkak të luftës së brendshme e cila vazhdon që nga vrasja e liderit të rrëzuar Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Ndërkohë shënohen konflikte të ashpra mes forcave të Haftar-it dhe njësive të qeverisë së Libisë, e cila njihet ndërkombëtarisht.

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) zbaton embargo të armëve ndaj Libisë që prej vitit 2011.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın