Bota

AA i kërkon sqarim ushtrisë izraelite për sulmin ku u godit zyra e Agjencisë

Përpos kërkesës, ndër të tjera, është parashtuar pyetja nëse ushtria izraelite para bombardimit kishte njohuri se në objektin në fjalë ndodhet zyra e AA-së

Esat Fırat  | 23.05.2019 - Përdıtësım : 24.05.2019
AA i kërkon sqarim ushtrisë izraelite për sulmin ku u godit zyra e Agjencisë

Kuds

Anadolu Agency (AA) i ka dërguar kërkesë ushtrisë izraelite për të shpjeguar sulmin në ndërtesën në Rripin e Gazës më 4 maj ku u godit edhe zyra e Agjencisë.

Avokatët që përfaqësojnë AA-në dërguan një kërkesë ku thuhet se ndërtesa ku ndodhet zyra, përdorej për qëllime komerciale dhe banesore ndërsa parashtrohet pyetja se për çfarë ushtria izraelite kreu sulmin.

Po ashtu është parashtuar pyetja nëse ushtria izraelite para bombardimit kishte njohuri se në objektin në fjalë ndodhet zyra e AA-së.

"A është qëlluar me qëllim apo pa qëllim ndërtesa ku ndodhet zyra?", parashtroi pyetjen AA.

Pyetja tjetër ishte nëse nga ndërtesa ku ndodhet zyra e AA-së është kryer çfarëdo sulmi mbi pozicionet izraelite.

"A do t'i mbulojë ushtria izraelite shpenzimet që ka pësuar AA nga bombardimi i ndërtesës dhe shkatërrimit të saj të plotë", thuhet më tej.

Gjithashtu thuhet se për shkak se është goditur zyra e AA-së në Gaza, tek pronarët e patundshmërive është fituar përshtypja se "AA është në shënjestër të Izraelit", për çka Agjencia përballet me vështirësi për të gjetur hapësira të reja.

"Si do t'i mbulojë Izraeli dëmet e shkaktuara dhe a është AA objektiv i ushtrisë izraelite?".

AA pas përgjigjes së ushtrisë izraelite do të vazhdojë t'i kërkoj të drejtat nëpërmjet rrugës ligjore.

Ushtria izraelite më 4 maj kreu një sulm ajror në një ndërtesë në Rripin e Gazës ku ndodhej zyra e AA-së. Ndërtesa u shkatërrua plotësisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın