Bota

17 misionarë të SHBA-së të rrëmbyer në Haiti

Misionarët po ktheheshin në shtëpi pas ndërtimit të jetimoreve, ndërsa në mesin e të rrëmbyerve ka edhe fëmijë

Ekip   | 17.10.2021
17 misionarë të SHBA-së të rrëmbyer në Haiti

San Juan

Një grup prej 17 misionarësh amerikanë u rrëmbyen në Haiti të shtunën nga një bandë, ndërsa në mesin e të rrëmbyerve ka edhe fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misionarët po ktheheshin në shtëpi nga ndërtimi i jetimoreve, ndërsa detaje të tjera të rrëmbimit nuk dihen.

Departamenti i Shtetit konfirmoi se ata ishin në dijeni të raportimeve të rrëmbimit dhe deklaroi se "mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit" është një nga prioritetet e tyre më të larta.

Haiti po lufton me një rritje të rrëmbimeve të lidhura me bandat. Të paktën 328 viktima të rrëmbimit u raportuan në Policinë Kombëtare të Haitit në tetë muajt e parë të 2021, ndërsa 234 viktima u raportuan në gjithë vitin 2020, sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Zyra e Integruar e Kombeve të Bashkuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın