Bota

Zarif: SHBA-të edhe njëherë treguan dyfytyrësinë

"Shqetësimet reale të SHBA-ve nuk kanë qenë të drejtat e njeriut. Së pari gazetari trupi i të cilit u copëtua, ndërsa tani edhe shitja e paligjshme e teknologjisë bërthamore Arabisë Saudite, më së miri zbulojnë dyfytyrësinë e Amerikës”

Ahmet Dursun  | 20.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
 Zarif: SHBA-të edhe njëherë treguan dyfytyrësinë

Ankara

ANKARA (AA) – Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Javad Zarif, porositi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për çështjen e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, si dhe shitjen Arabisë Saudite të teknologjisë bërthamore amerikane, qartë tregojnë për dyfytyrësinë e SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zarif përmes rrjetit social Twitter preku planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i shitur teknologjinë bërthamore Arabisë Saudite, dhe SHBA-të i akuzoi se është vend dyfytyrësh.

“Nga dita në ditë botës gjithnjë e më tepër i bëhet e qartë ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë. Shqetësimet reale të SHBA-ve nuk kanë qenë të drejtat e njeriut as programi bërthamor. Së pari gazetari trupi i të cilit u copëtua, ndërsa tani edhe shitja e paligjshme e teknologjisë bërthamore Arabisë Saudite, më së miri zbulojnë dyfytyrësinë e Amerikës”, shkroi Zarif.

Më 12 shkurt, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u takua me përfaqësuesit e prodhuesve kryesore amerikan të energjisë nga centralet bërthamore për të diskutuar për ndërtimin e centraleve bërthamore në Arabinë Saudite.

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim mbi planin e SHBA-ve për "transmetimin" e teknologjisë bërthamore jashtëzakonisht të ndjeshme në Arabinë Saudite.

Në raportin e Komitetit për mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve theksohet se reaktorët bërthamorë të planifikuar për t'u ngritur në rajon mund të prishin ekuilibrin, por gjithashtu të inkurajojnë armatim të mëtejshëm bërthamor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın