Bota

“Spanja rikthen rreth 96 për qind të vendeve të punës të humbura në pandemi”

"Nga shkurti i këtij viti, i cili regjistroi kulmin e valës së tretë të pandemisë, u krijuan 1,355 milion vende pune. Këto janë shifra që nuk i kemi parë kurrë më parë në historinë tonë", tha ministrja spanjolle e Ekonomisë

Ekip  | 04.10.2021 - Përdıtësım : 04.10.2021
“Spanja rikthen rreth 96 për qind të vendeve të punës të humbura në pandemi”

Oviedo

Spanja ka rikthyer rreth 96 për qind të të gjitha vendeve të punës të humbura gjatë pandemisë, bëri të ditur sot ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nga shkurti i këtij viti, i cili regjistroi kulmin e valës së tretë të pandemisë, u krijuan 1,355 milion vende pune. Këto janë shifra që nuk i kemi parë kurrë më parë në historinë tonë", tha Calvino në një intervistë për transmetuesin spanjoll "Cope".

Deklarata e saj vjen pas të dhënave rekord të papunësisë të shtatorit të publikuara sot, të cilat tregojnë se papunësia ra me 76.113 persona muajin e kaluar.

Në Spanjë, për shkak të përfundimit të sezonit të turizmit veror, shtatori historikisht ka shkaktuar rritje të papunësisë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez përshëndeti "rënien më të madhe të papunësisë ndonjëherë në shtator" dhe "shtatë muaj rresht rënie të njëpasnjëshme të papunësisë", të cilat, tha ai, "nuk kanë ndodhur që nga viti 2000".

Duke mos përfshirë personat në pushim, Spanja gati është kthyer në nivelet e punësimit para pandemisë. Pas krizës financiare të vitit 2008, vendit iu deshën rreth 12 vjet për të rimarrë numrin e personave në fuqinë punëtore, sipas të dhënave nga Oxford Economics dhe Qeveria e Spanjës.

Megjithatë, përkundër kërcimit të shpejtë të Spanjës nga pandemia, vendi vazhdon të përballet me një nga nivelet më të larta të papunësisë në Bashkimin Evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın