Bota

“Rreth 600 të vrarë që nga grusht shteti në Mianmar”

Që nga 7 prilli, 598 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga junta ushtarake, 2.847 janë në paraburgim dhe 38 janë dënuar

Pizaro Gozali Idrus   | 08.04.2021
“Rreth 600 të vrarë që nga grusht shteti në Mianmar”

Xhakartë

Rreth 600 persona në Mianmar e kanë humbur jetën që kur ushtria mori kontrollin në muajin shkurt, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga 7 prilli, 598 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga junta ushtarake, 2.847 janë në paraburgim dhe 38 janë dënuar, tha Shoqata në konferencën e saj të përditshme.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi dhe duke i dhënë fund eksperimentit të shkurtër të vendit me sundimin civil.

Si përgjigje ndaj grusht shtetit, grupet civile filluan një fushatë të mosbindjes civile me demonstrata masive.

Grupi i të drejtave tha se protestat paqësore vazhdojnë në të gjithë vendin e Azisë Juglindore, me ushtrinë që tani përqendrohet në goditjen e saj në zonat rurale.

"Forcat e juntës përdorin plumba të drejtpërdrejtë, granata dhe mitraloza duke u përpjekur të krijojnë një zonë konflikti në Tahan ward, Kalay Township, Sagaing", thuhet më tej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın