Bota, Koronavirusi

“Pentagoni do të sigurojë 100.000 qese kufomash për shkak të COVID-19"

Përderisa numri i rasteve dhe vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në SHBA rritet, gjithashtu u bënë edhe përgatitje për bilancin e pritur të pandemisë

Kasım İleri   | 02.04.2020
“Pentagoni do të sigurojë 100.000 qese kufomash për shkak të COVID-19"

Washington

Pretendohet se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të SHBA-së, nga Pentagoni ka kërkuar 100.000 qese kufomash, për t'u përdorur në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Përderisa numri i rasteve dhe vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në SHBA rritet, gjithashtu u bënë edhe përgatitje për bilancin e pritur të pandemisë.

Sipas lajmit të Bloomberg, e bazuar në zyrtarët e FEMA, është theksuar se është bërë kërkesë tek Pentagoni për sigurimin e 100.000 qeseve kufomash, për vdekjet e mundshme nga koronavirusi.

Pentagoni për shkurt kohë planifikon t'i dërgojë 50.000 qese kufomash FEMA-s, ndërsa do të blejë edhe 50.000 të tjera.

Zyrtarët e Pentagon dhe FEMA ende nuk janë sqaruar në lidhje me pretendimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën për media ditë më parë kishte theksuar se për shkak të koronavirusit në mbarë SHBA-në mund të vdesin 100 deri 240.000 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın