Bota

“Netanyahu po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite”

Sipas lajmit të televizionit izraelit "Hadashot", mësohet se Netanyahu po kryen një sërë punimesh për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite që vendi i tij nuk ka marrëdhënie diplomatike

Mustafa Deveci  | 09.12.2018 - Përdıtësım : 10.12.2018
“Netanyahu po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite”

Kuds

KUDS (AA) - Pretendohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm, po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me një prej vendeve të Gjirit, me Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit izraelit "Hadashot", mësohet se Netanyahu po kryen një sërë punimesh për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite që vendi i tij nuk ka marrëdhënie diplomatike.

Në këtë kuadër thuhet se Netahyahu ka ngarkuar me detyrë kreun e Mossad-it, Yossi Cohen, që të kryejë iniciativat e nevojshme, ku po ashtu bëhet e ditur se në përpjekjet për të nisur marrëdhëniet diplomatike mes Tel Avivit dhe Rijadit janë të përfshirë edhe SHBA-të.

Gjithashtu në lajm theksohet se një zyrtar i lartë izraelit emri i të cilit nuk publikohet, ka theksuar se "Tel Avivi, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite ka zhvilluar bisedime me shumë vende arabe kundër Iranit".

Po ashtu në një deklaratë të Netanyahut në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, kishte tërhequr vëmendjen shprehja e tij që "Përjetimet në konsullatën në Stamboll janë të tmerrshme, por edhe stabiliteti i Arabisë Saudite duhet të vazhdojë".

Gazeta “Washington Post” muajin e kaluar në lajmin e saj të bazuar në burimet amerikane kishte pretenduar se "Kryeministri izraelit Netanyahu pas vrasjes së Khashoggit ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe i ka kërkuar mbështetje për princin e Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.