Bota

Mbreti i Jordanisë: Të rinisim procesin e paqes midis Palestinës dhe Izraelit

Mbreti Abdullah II theksoi se procesi i paqes midis Izraelit dhe Palestinës duhet të rifillojë në bazë të zgjidhjes me dy shtete që do të krijonte një shtet të pavarur të Palestinës brenda kufijve të 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytetin e saj

Laith Al-jnaidi,Gülşen Topçu   | 22.07.2021
 Mbreti i Jordanisë: Të rinisim procesin e paqes midis Palestinës dhe Izraelit

Amman

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka deklaruar se është e nevojshme të rinisni procesin e paqes midis Palestinës dhe Izraelit mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Abdullah II në deklaratën e tij tha se ai ishte takuar me anëtarët e disa komiteteve në Senatin e SHBA-së në kuadër të vizitës në Washington.

Gjatë takimit u diskutua rreth marrëdhënieve midis dy vendeve dhe forcimit të partneritetit dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Mbreti Abdullah II theksoi se procesi i paqes midis Izraelit dhe Palestinës duhet të rifillojë në bazë të zgjidhjes me dy shtete që do të krijonte një shtet të pavarur të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytetin e saj.

Më vonë, mbreti jordanez gjithashtu u takua me zyrtarë të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane.

Mbreti Abdullah II beson se nëse nuk bëhet përparim në vazhdimin e procesit të paqes, përsëri mund të vijë dhuna.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın