Bota

“Izraeli ka vendosur pajisje për të përgjuar bisedat telefonike të Trumpit”

Një zëdhënës nga ambasada izraelite në SHBA menjëherë i mohoi akuzat dhe i quajti ato “një absurditet absolut”

Vakkas Doğantekin   | 12.09.2019
“Izraeli ka vendosur pajisje për të përgjuar bisedat telefonike të Trumpit”

Ankara

Raportohet se Izraeli kishte vendosur pajisje pëgjuese StingRay në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në përpjekje për të ndjekur telefonatat e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të “The Politico”, ku citohen disa ish-zyrtarë amerikanë të njohur me çështjet, një hetim nga Byroja Federale Hetimore (FBI) dhe agjencitë e tjera amerikane arriti në përfundimin se Izraeli është përgjegjës për këtë akt.

“Ishte shumë e qartë se izraelitët ishin përgjegjës”, tha për mediumin një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

Një zëdhënës nga ambasada izraelite në SHBA menjëherë i mohoi akuzat dhe i quajti ato “një absurditet absolut”.

“Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në SHBA”, tha Elad Strohmayer për "The Politico".

Administrata e Trumpit ende nuk është prononcuar rreth këtij lajmi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın