Indi, 10 të vdekur pas shembjes së një ndërtese
Shembja ndodhi në rrethin Thane të kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai, në shtetin Maharashtra

New Delhi
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një ndërtese katër katëshe në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shembja ndodhi në rrethin Thane të kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai, në shtetin Maharashtra.
Drejtori i përgjithshëm i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive, Satya Pradhan, njoftoi se si pasojë e shembjes kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur 11 të tjerë.
Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin e 20 deri 25 personave të mbetur nën rrënoja.
Disa zona të Maharashtra kanë regjistruar shirat muson, por nuk është e qartë nëse shembja është shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.