Bota

“Franca, Gjermania dhe Britania fajësojnë Iranin në mënyrë të papërgjegjshme”

Zarif theksoi se qeveritë e të tre vendeve fajësuan Iranin pasi nuk patën mundësi të gjejnë dikë tjetër për të fajësuar

Gözde Bayar   | 25.09.2019
“Franca, Gjermania dhe Britania fajësojnë Iranin në mënyrë të papërgjegjshme”

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif, i ka quajtur “të papërgjegjshme” Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar për fajësimin e vendit të tij për sulmet në fillim të këtij muaji ndaj fabrikave të naftës saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ishte deklarata më e papërgjegjshme që kam parë ndonjëherë”, tha Zarif pas një takimi të kryediplomatëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.

Zarif theksoi se qeveritë e të tre vendeve fajësuan Iranin pasi nuk patën mundësi të gjejnë dikë tjetër për të fajësuar.

Të hënën, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar në një deklaratë të përbashkët fajësuan Iranin për sulmet e 14 shtatorit ndaj fabrikave të naftës ‘Saudi Aramco’. Dronët goditën dy fabrika të mëdha nafte të drejtuar nga ndërmarrje shtetërore në veri të Arabisë Saudite.

Që nga viti 2015, koalicioni i udhëhequr saudit po lufton në Jemen me rebelët Huthi të cilët mbështeten nga Irani.

Në muajt e fundit, me drone të armatosura rebelët Huthi, raketat balistike të mesme dhe të gjata të të cilëve zakonisht zbulohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, kanë shënjestruar pjesë të caktuara strategjike të Arabisë Saudite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.