Ekip,Ali H. M.Abo Rezeg
19 Shkurt 2019•Përditësim: 19 Shkurt 2019
BAGDAD (AA) - I ngarkuar i misionit amerikan në ambasadën e SHBA-ve në Bagdad, Joey Hood, ka deklaruar se forcat amerikane do të largohen nga Iraku vetëm nëse Bagdadi do ta kërkonte atë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarët, Hood tha se “prania aktuale e forcave amerikane ka ardhur me kërkesë të Qeverisë Federale të Irakut”.
“Forcat e armatosura të Irakut nuk janë të gatshme për të mbrojtur sigurinë pa mbështetjen e trupave të huaja”, tha Hood, duke përshkruar raportimet e fundit të medias për mobilizimin e ri të trupave të SHBA-ve si “dezinformim”.
“Shumica e këtij filmimi daton që nga viti 2006”, theksoi Hood lidhur me videot e shpërndara në internet që tregojnë vendosjen e trupave amerikane në Irak.
Ai më tej pohoi se SHBA-të “nuk do të përdorin territorin e Irakut apo hapësirën ajrore” për të sulmuar shtetet tjera të rajonit.
“Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur ka thënë se ai nuk dëshiron që trupat e SHBA-ve të bëjnë luftëra të panevojshme”, tha Hood.
Hood shtoi se “sigurisht që ai nuk dëshiron një luftë me Iranin”, duke theksuar se administrata e Trumpit preferon të përdor “mjete dilplomatike si sanksione ekonomike” për të arritur qëllimet e saj.
Sipas diplomatit amerikan, as administrata amerikane nuk dëshiron “të ndryshoj marrëveshjet strategjike midis Washingtonit dhe Bagdadit”, duke iu referuar marrëveshjes strategjike SHBA-Irak të vitit 2008, e cila rregullon marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht në çështjet ushtarake dhe ekonomike.
Hood po ashtu mohoi praninë e ndonjë baze amerikane në Irak, duke theksuar "vetëm trajner dhe këshilltar”.
Rreth pesë mijë trupa amerikane kanë mbetur në Irak që nga viti 2014, kur Washingtoni kaloi një koalicion ushtarak me qëllim për të luftuar grupin terrorist DEASH.
Përveç trajnimit të forcave irakiane, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të vazhdon të siguroj ushtrinë e Irakut me mbështetje ajrore, duke e lejuar atë të ndjek dhe të shkatërroj praninë e vazhdueshme të grupit terrorist.
Në fund të vitit 2017, Bagdadi shpalli fitore mbi DEASH-in pas një lufte 3-vjeçare që përfundoi me rënien e Mosulit, bastionit të fundit të mbetur të grupit terrorist në Irak.