Bota

“Fashistët kontrollojnë arsenalin bërthamor të Indisë”

"Bota gjithashtu duhet të konsiderojë seriozisht sigurinë e arsenalit bërthamor të Indisë në kontrollin e qeverisë fashiste, raciste, supremaciste hindu të Narendre Modi. Kjo është një çështje që prek jo vetëm rajonin, por botën", tha Khan

Ekip   | 18.08.2019
“Fashistët kontrollojnë arsenalin bërthamor të Indisë”

Islamabad
Kryeministri pakistanez, Imran Khan, sot i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa për të siguruar arsenalin bërthamor të Indisë pasi New Delhi la të kuptohet për një ndryshim në politikën e tij të armëve bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

"Bota gjithashtu duhet të konsiderojë seriozisht sigurinë e arsenalit bërthamor të Indisë në kontrollin e qeverisë fashiste, racistie, supremaciste hindu të Narendre Modi. Kjo është një çështje që prek jo vetëm rajonin, por botën", tha ai në një tweet.

Ministri Indian i Mbrojtjes, Rajnath Singh, të premten tha se derisa India ka respektuar rreptësisht doktrinën e armëve bërthamore të "politikës së përdorimit jo i pari", megjithatë ajo që do të ndodh në të ardhmen do të varet nga rrethanat.

Khan gjithashtu tërhoqi vëmendjen e botës për gjendjen e vështirë të 9 milionë kashmirëve të cilët mbahen nën një bllokadë komunikimi nga qeveria indiane.

Tensionet në rritje midis Pakistanit me armatim bërthamor dhe Indisë janë ndezur më tej pas heqjes së statusit të veçantë të shtetit Xhamu dhe Kashmir.

Drejtuesit dhe qytetarët e Kashmirit kanë frikë se ky hap është një përpjekje e Indisë për të ndryshuar demografinë e shtetit me shumicë muslimane, ku disa grupe kanë luftuar kundër sundimit Indian për pavarësi, ose për bashkim me Pakistanin fqinj.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın