Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

Gjenevë, fillojnë takimet për formimin e komitetit kushtetues për Sirinë

Përfaqësuesi special i OKB-së, Mistura, ka nisur bisedimet zyrtare në zyrën e OKB-së në Gjenevë me delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit të cilat janë vendet garantuese të procesit Astana

Bayram Altuğ  | 11.09.2018 - Përdıtësım : 11.09.2018
Gjenevë, fillojnë takimet për formimin e komitetit kushtetues për Sirinë

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Në Gjenevë të Zvicrës mes përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura dhe zyrtarëve të vendeve garantuese, Turqisë, Rusisë dhe Iranit, filluan takimet zyrtare për t’i dhënë formën finale Komitetit Kushtetues në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Është arritur në një fazë kritike në procesin për formimin e një komiteti kushtetues pas vendimit të marrë në Kongresin Kombëtar të Dialogut për Sirinë i cili u zhvillua në Soçi më 30 janar 2018.

Përfaqësuesi special i OKB-së, Mistura, ka nisur bisedimet zyrtare në zyrën e OKB-së në Gjenevë me delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit të cilat janë vendet garantuese të procesit Astana.

Pritet që takimet në formatin katërpalësh të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës dhe të diskutohen mbi tryezë të gjitha detajet në lidhje me këtë komitet.

Bëhet e ditur se në takime Turqia përfaqësohet nga zv/ministri i Jashtëm, Sedat Önal, delegacioni rus nga përfaqësuesi special i Rusisë për Sirinë, Aleksandr Lavrentiev dhe zv/ministri i Jashtëm, Sergey Vershinin, si dhe delegacioni iranian nga zv/ministri i Jashtëm, Husejin Xhabiri Ensari.

Në takimet jo zyrtare dhe të zhvilluara me dyer të mbyllura ditën e djeshme, delegacionet turke, ruse dhe iraniane zhvilluan mbledhje trepalëshe në përfaqësinë e përhershme të Rusisë në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Pas takimeve dypalëshe turko-ruse në të njëjtin vend u zhvilluan edhe takime me delegacioneve të Turqisë dhe Iranit në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Formimi i komitetit kushtetues kishte një vend të rëndësishëm në deklaratën përfundimtare të takimit me temë Sirinë nga vendet garantuese, takim i cili u zhvillua në muajin korrik në Rusi.

Në deklaratë u theksua se Turqia, Rusia dhe Irani janë dakorduar që të nxisin fillimin në kohën më të shpejtë të punimeve për komitetin kushtetues nën vëzhgimin e OKB-së në Gjenevë.

Bordi i Lartë Negociator për Sirinë më 5 korrik i paraqiti përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë listën me emrat e 50 kandidatëve të përgatitur në koordinim me Turqinë për anëtarët që do të përfaqësojnë opozitën në komitetin kushtetues.

Në bisedimet e zhvilluara nën çatinë e OKB-së me qëllim për t'i dhënë fund luftës civile në Siri e cila vazhdon që prej 7 viteve përfshihen 4 tema kryesore të cilat janë menaxhimi i tranzicionit, kushtetuta, zgjedhjet dhe lufta kundër terrorizmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.