Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

OKB: Takimet e statutit të Sirisë kaluan “më mirë nga se pritej”

Pedersen tha se bisedimet ecin me një fillim të mbarë, ndërsa theksoi se regjimi sirian dhe opozita janë pajtuar të vazhdojnë takimet në Gjenevë më 25 nëntor

Fatih Hafız Mehmet   | 08.11.2019
OKB: Takimet e statutit të Sirisë kaluan “më mirë nga se pritej”

Gjenevë

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pederson, ka deklaruar se takimet fillestare të Komitetit Kushtetues të Sirisë kaluan “më mirë nga se pritej nga shumica”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Pedersen tha se bisedimet ecin me një fillim të mbarë, ndërsa theksoi se regjimi sirian dhe opozita janë pajtuar të vazhdojnë takimet në Gjenevë më 25 nëntor.

Komiteti Kushtetues i Sirisë është mandatuar nën procesin e Gjenevës të lehtësuar nga OKB-ja për të përgatitur dhe hartuar reformat kushtetuese drejt një zgjidhjeje politike në Siri.

Raundi i parë i bisedime filloi më 30 tetor me pjesëmarrjen e 150 anëtarëve.

Komiteti ka dy bashkë-kryetarë, ish-presidentin e Koalicionit Kombëtar të Opozitës Siriane, Hadi al-Bahra dhe Ahmed Kuzbari nga regjimi sirian, një avokat nga komiteti që hartoi kushtetutën e mëparshme.

Siria sapo ka filluar të dalë nga konflikti shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi u përplas me protestuesit pro-demokratikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın