BALLKANI

Zhbogar paralajmëron ndihmë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër Covid-19

"Ne jemi të gjithë së bashku në luftën kundër këtij virusi të egër", ka shkruar Zhbogar, duke radhitur më pas mbështetjen e planifikuar të BE-së për Maqedoninë e Veriut

Abdula Berisha   | 25.03.2020
Zhbogar paralajmëron ndihmë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër Covid-19

Shkup

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për ndihmën që do ta pranojë Maqedonia e Veriut nga BE-ja në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zhbogar ka njoftuar për një shumë prej gjithsej 66 milionë eurosh, edhe atë 4 milionë për nevojat e menjëhershme, 50 milionë për rimëkëmbje socio-ekonomike, 9 milionë për sektorin privat dhe 3 milionë mbështetje të drejtpërdrejt për buxhetin.

"Ne jemi të gjithë së bashku në luftën kundër këtij virusi të egër", ka shkruar Zhbogar, duke radhitur më pas mbështetjen e planifikuar të BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se ministrat e çështjeve evropiane të vendeve anëtare të BE-së, përmes një video-konference të mbajtur dje kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 është 177 persona, prej të cilëve një është shëruar dhe dy pacientë kanë humbur jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın