Politikë, BALLKANI

Zgjedhjet në Kosovë: Voton kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se pas shpalljes së rezultateve të votimit në Mitrovicën e Veriut pret që partia e tij te fitojë të gjitha 10 vendet e garantuara për serbët në Kuvendin e Kosovës

Zülfiya Yakup   | 06.10.2019
Zgjedhjet në Kosovë: Voton kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ( Sasa Djordjevic - Anadolu Agency )

Prishtinë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka votuar në qendrën e votimit në shkollën teknike "Mihailo Petroviç - Alas" në Mitrovicën e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Rakiç tha se pas shpalljes së rezultateve të votimit në Mitrovicën e Veriut pret që partia e tij të fitojë të gjitha 10 vendet e garantuara për serbët në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se "bashkimi i pjesës jugore të qytetit të Mitrovicës, i cili është i banuar nga shqiptarët, me pjesën veriore të qytetit ku janë serbët, siç propaganduan partitë shqiptare në fushatë, do të nënkuptojë dëbimin e serbëve nga këto hapësira".

"Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e popullit serb në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe për këtë arsye është e nevojshme të shkojmë në këto zgjedhje sa më masovikisht që të jetë e mundur dhe t'u tregojmë të gjithëve që kërcënojnë dhe shantazhojnë se asgjë nuk do të na trembë dhe asgjë nuk do të na hezitojë të qëndrojmë dhe mbijetojmë në këto hapësira", tha Rakiç.

Me Rakiç-in votuan edhe kandidatët për deputetë nga Lista Serbe, Igor Simiç, Jasmina Dediç, Miljana Nikoliç, Zoran Mojsiloviç dhe Verica Çeraniq.

Lista Serbe është një nga katër subjektet e komunitetit serb e cila garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në Mitrovicën e Veriut deri në ora 11 dalja e votuesve ka qenë 16,27 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın