BALLKANI

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor

Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Agim Sulaj   | 15.06.2021
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 17 tetorin 2021 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Presidentit, Osmani e ka marrë këtë vendim pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

Me të njëjtin vendim, presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.

Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u mbajtën më 22 tetor të vitit 2017 me 44.1 për qind të pjesëmarrjes në votime.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın