BALLKANI

Weber në Beograd: Jam këtu për të dërguar sinjalin e së ardhmes evropiane për tërë rajonin

“Këtu jemi të tregojmë gatishmërinë dhe dëshirën që Serbia në të ardhmen të jetë pjesë e BE-së. Ky sinjal nuk është vetëm për Serbinë si vendi më i rëndësishëm i rajonit, por edhe për të gjitha vendet në rajon”, tha Weber

Bojana Stojanovic   | 02.12.2019
Weber në Beograd: Jam këtu për të dërguar sinjalin e së ardhmes evropiane për tërë rajonin Foto: Miloš Miškov/AA

Beograd

Lideri i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, i cili qëndron për vizitë në Beograd si pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian, ka deklaruar se ndodhet këtu për të dërguar sinjalin e së ardhmes evropiane për tërë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Weber po ashtu tha se Serbia është vendi më i rëndësishëm në rajon.

“Këtu jemi të tregojmë gatishmërinë dhe dëshirën që Serbia në të ardhmen të jetë pjesë e BE-së. Ky sinjal nuk është vetëm për Serbinë si vendi më i rëndësishëm i rajonit, por edhe për të gjitha vendet në rajon”, tha Weber në konferencën e përbashkët për gazetarë.

Weber tha se për të, si një politikan evropian, është e rëndësishme që gjatë vizitave të vendeve që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së, të tregojë se beson në të ardhmen e tyre evropiane nëse këto vende punojnë për lirinë e mediave dhe sundimin e ligjit.

Sipas tij, mund të shihet gatishmëria e Serbisë se është duke punuar në mënyrë që të bëhet një shtet më modern.

Weber gjithashtu theksoi se partia e tij mbështeti fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar se ajo që nuk ndodhi ishte një gabim historik.

Duke folur për "ikjen e trurit", Weber tha se mbi këtë duhet të punohet sepse e ardhmja e Evropës janë të rinjtë.

Ai gjithashtu njoftoi se do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës së tij në Beograd.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij tha se ata zhvilluan bisedime të mira për të gjitha temat e rëndësishme, që nga Kosova e deri te gjendja ekonomike në vend.

"Ajo me të cilën kemi shumë probleme, por gjithmonë jemi të gatshëm për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje, është çështja e Kosovës", tha Vuçiç.

Ai po ashtu tha se të gjithë së bashku duhet të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar që kushtet për zgjedhje të jenë sa më të mira.

"Serbia vazhdon rrugën e saj evropiane, niveli ynë i tregtisë me vendet e Evropës është 67 për qind dhe ne duam hapjen e shpejt të kapitujve dhe të na tregojnë çka sheh BE në të ardhmen e saj", shtoi ai.

I pyetur se sa kapituj BE do t’i hapte Serbisë, Vuçiç tha se ai nuk e di nëse ata do të hapin një ose dy kapituj.

"Nuk e di nëse ata do të hapin një, ndoshta asnjë, ndoshta dy, ndërsa ne kemi katër të gatshëm për t'u hapur, por nuk jemi në atë nivel, për të hapur të katërt, do të jetë nga zero në dy dhe realisht do të ketë një", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın