Politikë, BALLKANI

Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 14 ose 21 qershor

Presidenti serb Vuçiç tha se data e zgjedhjeve në Serbi do të përcaktohet pas konsultës me palët që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje

Andelija Stojkovic   | 04.05.2020
Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 14 ose 21 qershor

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbrëmë deklaroi se ekzistojnë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, ato janë më 14 ose 21 qershor, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet të enjten, më 7 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai për televizionin “Pink” tha se data e zgjedhjeve në Serbi do të përcaktohet pas konsultës me palët që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Vuçiç tha se do të marrin sqarim nga Ministria e Mbrojtjes dhe pas kësaj me kryeministren dhe kryetaren e Kuvendit më 6 maj duhet të nënshkruajë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që duhet t’i dërgohet Kuvendit të Serbisë dhe shpreson se nga e enjtja, më 7 prill nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın