BALLKANI

Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe

"E gjithë çka theksova është më shumë se e mjaftueshme për të kuptuar se sa është interesi i madh që të dilet në votime, të mbështet Lista Serbe, sepse është çështje e mbijetesës së popullit serb në Kosovë", tha Vuçiç

Bojana Stojanovic  | 04.10.2019 - Përdıtësım : 05.10.2019
Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe ( Miloš Miškov - Anadolu Agency )

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e caktuara parlamentare më 6 tetor dhe të mbështesin Listën Serbe, sipas tij, meqë në pyetje është mbijetesa e popullit serb dhe ardhmëria e Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e radhës parlamentare në Kosovë, Vuçiç gazetarëve në Beograd u sqaroi se ekzistojnë më shumë arsye për shkak të cilave është në interes të madh të dilet në zgjedhje, në mesin e të cilave është edhe ndalesa e video klipeve të Listës Serbe, ngritja e padive penale kundër kandidatëve të Listës Serbe për deputetë, si dhe “fushata brutale të cilën kundër Listës Serbe e bënin politikanët shqiptarë”.

"E gjithë çka theksova është më shumë se e mjaftueshme për të kuptuar se sa është interesi i madh që të dilet në votime, të mbështet Lista Serbe, sepse është çështje e mbijetesës së popullit serb në Kosovë", tha ai në Presidencën Serbe.

Sipas tij, bëhet fjalë për "unitetin, mbijetesën dhe të ardhmen në Kosovë".

Ai gjithashtu i kërkoi popullit serb që "të tregojë përkushtim për mbijetesë në vatrat e tyre", ndërsa ai do të vazhdojë të investojë më shumë para në emër të shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın