BALLKANI

Vengu në Sarajevë: Shqipëria do të jetë kudo ku BE dhe NATO operojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ndodhet në Sarajevë në kuadër të ministerialit të Iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut (A-5), ndërkohë është takuar me ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në kuadër të operacionit "ALTHEA"

Fatjon Cuka  | 02.12.2025 - Përdıtësım : 02.12.2025
Vengu në Sarajevë: Shqipëria do të jetë kudo ku BE dhe NATO operojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka deklaruar se Shqipëria është dhe do të jetë kudo ku Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO operojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Vengu ndodhet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës në kuadër të ministerialit të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5).

Gjatë vizitës në Sarajevë, Vengu ka vizituar ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në kuadër të operacionit "ALTHEA".

"Nga Camp Butmir në Sarajevë, ku 31 efektivë tanë shërbejnë me nder krah vendeve partnere në kuadër të European Union Force in Bosnia and Herzegovina (Forca e Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë) ALTHEA, dhe ku pata mundësinë të takohesha me komandantin dhe ekipin drejtues të misionit", ka shkruar në rrjetet sociale Vengu.

Ministri Vengu ka theksuar se janë të përkushtuar për të rritur kontributin në kapacitete dhe për të siguruar që trupat shqiptare të kenë kushtet optimale gjatë shërbimit, sipas tij "ndërsa flamuri shqiptar qëndron krenar në krah të flamurit të NATO-s dhe atij të Bashkimit Evropian".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın