BALLKANI

Vazhdojnë zjarret aktive në Maqedoninë e Veriut

Në operacionet për fikjen e tyre është përfshirë edhe Armata e Maqedonisë së Veriut

Nazmi Abduramani   | 04.08.2021
Vazhdojnë zjarret aktive në Maqedoninë e Veriut Foto: Arkiv / AA

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të ketë vatra zjarri, ku në fikjen e tyre është përfshirë edhe Armata e shtetit (ARM), transmeton Anadolu Agency (AA).

Me helikopterë të ARM-së nga sot në mëngjes është duke u shuar zjarri në pikën më kritike mbi Pasjak në fshatin Nov Istevnik. Mbështetja ajrore në fikjen e zjarrit, i cili është aktiv 48 orë në malin Sredna, ishte i domosdoshëm për shkak të intensifikimit të zjarrit dhe pamundësisë që të lokalizohet dhe të vihet nën kontroll për shkak të terrenit të paqasshëm, barit të thatë dhe erës.

"Në mënyrë aktive shuarjen e zjarrit janë përfshirë 90 pjesëtarë të ARM-së, pjesëtarë të Policisë doganore, forcave hapësinore të Komunës së Dellçevës së bashku me ekipet e NKP 'Bregallnica', NP Pyjet Nacionale", informuan nga Komuna.

Në rajonin e Staro Nagorçanit mbetet aktiv zjarri në Drenak, në terren të vështirë për qasje, informoi komandanti i njësitit të zjarrfikësve, Dalibor Trajkovski. Këtu, siç lajmërojnë nga Qendra rajonale per menaxhim me kriza (QRMK) Kumanovë, veprojnë edhe zjarrfikësit, të punësuarit në ekonominë pyjore, të cilët ende janë në terren.

Autoritetet presin që zjarri në pjesën e maleve të shuhet me helikopter. Nga QRMK-Kumanovë njoftojnë se zjarri në "Kokinski doll", në drejtim të Arbanashko është shuar tërësisht. Në Kumanovë ka vatra aktive të zjarreve në Lipec, Murgash, informoi sot Dejan Ilievski, komandanti i njësitet të zjarrfikësve në Kumanovë.

"Bëhet fjalë për terren të hapur, zjarri është nën kontroll", informoi Ilievski. Mbrëmë ka pasur zjarre në Pukovsko, Pezovo, Beljakovec, Jaqince dhe Opae.

Nuk ka informacione për viktima në njerëz si pasojë e zjarreve.

Serbia ka dërguar katër helikopterë që do të përdoren për fikjen e zjarreve, ndërsa përgjigje konfirmuese për ndihmë në fikjen e zjarreve ka edhe nga Sllovenia dhe Greqia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın